Ballina Slider Tërmet në “Anfield”/ Festimet e tifozëve të Liverpool regjistrojnë magnitudë 1.74 pas...

Tërmet në “Anfield”/ Festimet e tifozëve të Liverpool regjistrojnë magnitudë 1.74 pas fitores 5-1 ndaj Tottenham

0
52

Shkencëtarët nga Universiteti i Liverpool-it kanë regjistruar dridhje sizmike gjatë fitores spektakolare 5-1 të skuadrës vendase ndaj Tottenham, një ndeshje që i riktheu Liverpool titullin e Premier League pas pesë vitesh. Sipas studiuesve të Departamentit të Shkencave të Tokës, Oqeanit dhe Mjedisit, lëkundja më e fortë u shkaktua pas golit të Alexis Mac Allister në minutën e 24-t, me një magnitudë prej 1.74 ballë sipas shkallës Rihter.

Të dhënat janë mbledhur me pajisje sizmike të avancuara, të njëjtat që përdoren për të monitoruar tërmetet në rajone si Kili dhe Italia. Në total, tifozët e pranishëm – plot 60,415 vetë – krijuan një aktivitet të madh sizmik gjatë gjashtë golave të shënuar në ndeshje.

Sipas rezultateve:

  • Goli i Mac Allister (2-1): 1.74 ballë
  • Goli i Salah (4-1): 1.60 ballë
  • Goli i Gakpo (3-1): 1.03 ballë
  • Autogoli i Udogie (5-1): 1.35 ballë
  • Goli i Luis Diaz (1-0): 0.64 ballë

Dr. Farnaz Kamranzad, pjesë e ekipit kërkimor, komentoi: “Është e mahnitshme të shohësh se si tifozët e futbollit mund të gjenerojnë energji sizmike. Shkenca është kudo, madje edhe e fshehur nën zhurmën e një goli në ‘Anfield’. Çdo duartrokitje, çdo festë, lë një gjurmë nën këmbët tona, një gjurmë sizmike gëzimi kolektiv, e shkruar në kujtesën e Tokës.”