Ballina Bota ​Tërmeti godet ishullin Sulawesi të Indonezisë

​Tërmeti godet ishullin Sulawesi të Indonezisë

37
0

Një tërmet me fuqi 6 ballë sipas shkallës Rihter goditi sot ishullin Sulawesi në Indonezi, njofton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Tërmeti ndodhi në ora 19:51 me kohë lokale, afërsisht 165 kilometra nga qyteti i Gorontalo, sipas USGS.

Tërmeti ishte në një thellësi prej 97 kilometrash, dhe epiqendra u regjistrua 35 kilometra në veriperëndim të Pohuwat, sipas Agjencisë indoneziane të meteorologjisë, klimatologjisë dhe gjeofizikës (BMKG).

Kjo lëkundje e tokës nuk ka potencialin të shkaktojë një cunami, shtoi agjencia.