Ballina Kronika Vodhi para në një dyqan dhe dyshohet se tentoi të abuzojë seksualisht...

Vodhi para në një dyqan dhe dyshohet se tentoi të abuzojë seksualisht me shitësen, në kërkim 48-vjeçari

49
0

Një 48-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se një ditë më parë ka grabitur një dyqan nën kërcënimin e thikës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2, Sarandë.

Sipas policisë, dyshohet se  ka vjedhur me dhunë një shumë prej 60000 lekësh nga shitësja e dyqanit, 26 vjeçe, e cila si pasojë ka pësuar dëmtime fizike.

Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj. Ndërkohë vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.