Ballina Aktualitet Zgjedhjet e 11 majit: Ja sa të burgosur kanë të drejtë vote...

Zgjedhjet e 11 majit: Ja sa të burgosur kanë të drejtë vote dhe sa janë përjashtuar

42
0

Më 11 maj do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare, duke përfshirë edhe të burgosurit në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara,, 2886 të paraburgosur dhe të dënuar kanë të drejtën e votës për këto zgjedhje. Megjithatë, rreth 33% e popullatës së burgjeve, ose 1450 të dënuar, janë përjashtuar nga listat e votuesve për shkak të ligjit të dekriminalizimit, i cili u heq të drejtën e votës personave të dënuar për vepra të rënda penale.

Zv/drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Femi Sufaj, konfirmoi këto të dhëna dhe theksoi se Drejtoria e Burgjeve ka marrë masat e nevojshme për organizimin e procesit të votimit në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Po ashtu, për një grup të paraburgosurve dhe të dënuarave në burgun e grave në Posjkë të Pogradecit, janë ndërmarrë hapa për t’iu mundësuar të drejtën e votës.

Për të shmangur konfuzionin në listat e votuesve, janë pezulluar transferimet në burgje për një muaj dhe është ofruar mundësia për pajisje me dokument identifikimi për ata që e kanë humbur ose u ka skaduar dokumenti.