Ambasada amerikane ne Tirane ka ndare nje tjeter mesazh te forte publik per ata qe aplikojne per viza ne SHBA.
Ne nje postim ne faqen zyrtare, ambasada i u ben thirrje aplikanteve qe te perdorin adresat dhe kanalet zyrtre duke shmangur agjentet dhe agjencite, qe shpesh, japin informacione te pasakta.
Njoftimi i ambasades:
Nuk keni nevojë për një agjent vizash për të aplikuar për një vizë amerikane jo-emigruese pasi procesi i aplikimit është i thjeshtë dhe mund të përfundohet online në vetëm tre hapa të thjeshtë.
Mos harroni, nëse një agjenci ofron informacion të pasaktë ose të rremë, ju jeni përgjegjës dhe viza juaj mund të refuzohet! Plotësojeni vetë aplikimin tuaj.
Ambasada e ShBA në Tiranë është burimi i vetëm zyrtar i informacioneve për vizat amerikane në Shqipëri dhe të gjitha shërbimet ofrohen falas.