Ballina Kulturë Class Explore në Shkodër/ Një ditë mes shijes dhe buzëqeshjeve

Class Explore në Shkodër/ Një ditë mes shijes dhe buzëqeshjeve

29
0

Shkodra është një nga qytetet që të mirëpret me buzëqeshje që në momentin kur mbërrin. Këtë herë, ne vendosëm t’i dhurojmë vetes një ditë ndryshe, duke shijuar disa nga destinacionet më të dashura të këtij qyteti të bukur.

E nisëm ditën me një mëngjes të këndshëm te Cliché, aty ku asgjë në fakt nuk është “klishe”.
Çdo përbërës i përgatitur në mënyrë autentike! Të ëmbla dhe të kripura me kombinime unike që na lanë me mendjen pas.

Në pedonalen e Shkodrës, orët bëhen minuta dhe minutat sekonda. Lëvizjet me biçikletë i japin më shumë jetë një dite me diell, batutat që dëgjohen rastësisht dhe të moshuarit që të përshëndesin me mirësi, krijojnë një atmosferë unike mirëseardhjeje.

Me një kërkim të shpejtë në Google, zbuluam një nga restorantet më të preferuara të qytetit: Idromeno.
Për kuriozitetin tuaj, Nikollë Idromeno, i njohur gjerësisht si Kolë apo Kól Idromeno, ka qenë një artist shumëplanësh, piktor, skulptor, fotograf, butaforist, skenograf, muzikant, si dhe arkitekt që projektoi dhe zbatoi planet e mbi 60 ndërtimeve kryesore, private dhe publike në qytetin e Shkodrës.

Në këtë ambient plot histori dhe shije të rafinuara, patëm mundësinë të shijonim pjatat e mrekullueshme nga Chef Senad Perfati, i cili na vërtetoi përmes shijes së servirur se restoranti Idromeno e meriton çdo vlerësim pozitiv.

Për një pushim të lehtë pasditeje, ndaluam te Gojë Gaditëse, një nga vendet më simpatike për të shijuar një pije speciale. Gin është zgjedhja jonë e përhershme dhe në Gojë Gaditëse shijohet ndryshe!
Një vend që mbart punën e palodhur dhe pasionin e dy mikeshave, të cilat kanë nisur bashkë shumë projekte me ndikim, që i japin jetë qytetit të Shkodrës.

Një vend perfekt për të rifituar energjinë dhe për t’u lidhur më shumë me magjinë e këtij qyteti, veçanërisht gjatë fundjavave, kur shijohet edhe muzika e mirë!

Nuk mund të mungonte një vizitë promovuese në supermarketin Xhedis, një destinacion që na la përshtypje jo vetëm për gamën e gjerë të produkteve (me 10 pika në Veriun e Shqipërisë), por edhe për faktin që është i hapur 24 orë, një lehtësi e vërtetë për të gjithë vizitorët dhe banorët e qytetit.

Mbresa të veçanta na la edhe zyra e marketingut Deja PR Marketing në Shkodër, e themeluar nga Klaudia Deja, ku takuam të rinj të apasionuar pas botës së marketingut dhe të përkushtuar për të ndihmuar në promovimin e bizneseve më me zë në qytet.

Shkodra, me rrugicat e saj plot jetë dhe dashuri, mikpritjen tradicionale dhe lokalet që të lënë një shije të paharrueshme, është një destinacion që nuk lodhesh kurrë duke e eksploruar.