Ballina Politika Fushata virale/ Takimet në terren, të rinjtë surprizojnë Bashën me gurin e...

Fushata virale/ Takimet në terren, të rinjtë surprizojnë Bashën me gurin e bilardos me Nr. 4

47
0

Pavarësisht përpjekjes për relativizim të fushatës së Lulzim Bashës, e vërteta është se ai po pritet kudo me dashamirësi nga qytetarët.

« O Rame, ku i ke shokët » dhe « 7×7=313 » pa dyshim janë gjetjet më domethënëse dhe togëfjalëshat më të vërtetë të përdorur në këtë fushatë elektorale, sepse simbolizojnë në mënyrë sintetike gjendjen e qeverisë aktuale, me zyrtarë të arrestuar e nën hetim.

Gjatë takimit të fundit në Astir, kanë qenë banorët e zonës ata që e kanë surpizuar Lulzim Bashën, duke ndaluar në rrugë dhe duke i treguar gurin e bilardos me Nr. 4, pikërisht numrin që Koalicioni Euroatlantik mbart në fletën e votimit, e që vetë Basha ka përdorë në rrjetet e tij sociale. Ndërkohë që 7×7=313 duket se është një himn që e shoqëron drejtuesin politik të këtij grupimi në çdo takim në rrugë dhe kudo.