Ballina Politika Ironizon Desada Metaj: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo...

Ironizon Desada Metaj: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës ta përdorë si epitet negativ

40
0

Gazetarja Desada Metaj ka reaguar me ironi pas publikimit të poezisë “Pëshpërima e Bufit”, nga strategjisti elektoral i Sali Berishës, Chris LaCivita.

Përmes një reagimi në facebook, Metaj shkruan se bufi dhe gomari nuk kanë asnjë perceptim pozitiv në folklorin shqiptar, teksa shton ”shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi “pozitive” për bufin veç se i jep kredite Ramës ta perdore si epitet negativ”.

“Bufi do harrohet në 12 maj dhe do ju duhet të paguani gomarin e radhës”, paralajmëroi Metaj, duke thumbuar fushatën e opozitës që po fundoset në “delirin e fitores imagjinare”.

Reagimi i plotë:

Bufi dhe gomari nuk kanë asnjë perceptim pozitiv në folklorin shqiptar. Ndaj shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi “pozitive” për bufin veç se i jep kredite Ramës ta perdore si epitet negativ.

Perndryshe bufi do harrohet në 12 maj dhe ju do ju duhet të paguani gomarin e radhës që si zakonisht ju zhyt më thelle ne delirin e fitores imagjinare.

Me nje kerkim te thjeshtë, mund te gjeni pak ose aspak poezi për bufin në folklor ose nga poetë shqiptarë. Ajo që gjeta pas një kerkimi të detajuar ishte sa më poshtë:

Bufi

Koka autoritare

I rëndon plot mençuri

Po ta shohësh gjatë

Thua “s’ka si ai”

 

Por bufi eshtë buf

Këtë gjithkush e di