Ballina Aktualitet Nisma/ TIA dhe Lagardere pastrojnë plazhin në Kepin e Rodonit

Nisma/ TIA dhe Lagardere pastrojnë plazhin në Kepin e Rodonit

8
0

Lagardère Travel Retail, një nga agjencitë më të mëdha turistike të botës së bashku me Aeroportin e Rinasit zhvilluar një aksion për pastrimin e plazhit në Kepin e Rodonit. Stafet e të dy kompanive pastruan sipërfaqe të tëra të plazheve të virgjëra në këtë zonë.

“Nëpërmjet kësaj nisme të rëndësishme, synuam të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e përgjegjësisë mjedisore dhe të kontribuojmë, sado modestisht, në ruajtjen e bukurive natyrore të vendit tonë,” deklaruan drejtuesit e Aeroportit.

Ndërkohë Lagardère Travel Retail tha: Si një kompani shumëkombëshe, ne besojmë në vendosjen e një standardi për iniciativat për mbrojtjen e mjedisit përmes veprimeve, jo vetëm fjalëve. Aktivitete si ky pastrim i plazhit janë hapa të vegjël që, por kur shumohen mund të sjellin ndryshime domethënëse.

Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për përkushtimin e ekipit tonë dhe bashkëpunimin që e bëri këtë ngjarje një sukses. Së bashku, ne mund të lëmë një vendosim një shembull pozitiv dhe të frymëzojmë të tjerët për të mbrojtur vendet që duam.