Ballina Europë Vrasje me thikë jashtë një klubi nate në Itali/ 20-vjeçari mbetet viktimë,...

Vrasje me thikë jashtë një klubi nate në Itali/ 20-vjeçari mbetet viktimë, dhe një tjetër i plagosur rëndë

30
0

Një i ri 20-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë pas një sherri jashtë një klubi nate. NgjarjA tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Castelfranco Veneto, provinca e Trevisos.

Sipas mediave italiane, konflikti mund të ketë nisur brenda në klub, ndoshta në pistën e vallëzimit, dhe është përshkallëzuar jashtë ku ka përfunduar në përleshje të dhunshme me armë të ftohta. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 pranë lokalit “Baita a Lago”, ndërsa një tjetër 22-vjeçar është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Karabinierët ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar dy bashkëmoshatarë të përfshirë në incident për t’i marrë në pyetje, ndërsa hetimet janë në vijim për të sqaruar rrethanat e plota dhe motivet e përplasjes që çoi në vdekjen e të riut.