Burime prane PD së Durrësit kanë bërë me dije se prej ditësh Dako ka nisur fushatën edhe pse është në arrest shtëpie. Burimet në PD që kanë folur për bulevard neës janë shprehur se kanë edhe foto të realizuara por që po presin momentin për ti bërë publike , ndërsa po i drejtohet edhe institucionëve brenda vendit po edhe atyre ndërkombëtare. Në disa debate televizive në bulevard tv, emisioni “Pa kompromis” kemi lënë të kuptohet se Dako ka nisur lëvizjet dhe se vota nuk ruhet të dielën, po deri të shtunën kur del Dako. Nisur nga informacionet që ne kemi pasur si media, Dako ka lëvizur edhe në lokale në zonën e Shijakut ose më saktë në lokalin e një ish deputeti që është në burg tani për disa akuza të rënda. Ajo që duket se e ka stepur PD për ta bërë publike foton që në fakt ka ardhur nga at aka qenë se një kandidat i Shqipërisë madhështore ka qenë në një tjetër tavolinë në lokal me emra që janë kontigjent krimi. Gjithsesi edhe pse instititucionet e drejtësisë e verifikojë shumë lehtë këtë gjë, pasi lokalet janë luksoz, duket se ka pasur edhe një lloj marrveshje për të heshtur. Gjithsesi edhe pse drejtuesja politike e PS në Durrës , Emirjana Sako, ka vetëm dy dalje të montuara nga katër herë në një minutë, njëra edhe pak e dyshimë me një bretkoskë që del nga prehëri që u desh pak koha për ta kuptuar që ishte ideja e Ramës që në prehërin e një gruaje mund të vendosej edhe një ‘gjë” që jeton në kënetë dhe që hapej e mbylle, duke krijuar pak ilaritet në fillim. Gjithsesi burime nga PD kanë bërë të ditur se në shtëpinë e pritjes së ministrisë së brendshme që njihet ndryshe Konvalishenca, kanë nisur takimet që kryesohen nga Ergys Agasi por që atje ka nisur të shkoj edhe Vangjush Dako. PD pretendon se ka fakte, madje sipas tyre është një makinë misterioze që e merr Dakon në orët e mbremjes dhe e sjell në mesnatë në shtëpi. Në PD kanë plasur edhe teoritë konspirative se Dako vendos peruke dhe vesh minifund siç ka bërë edhe Gramoz Ruçi dikur. Gjithsesi ajo që mbetet për tu vlersuar është se PD po survejon Dakon me paruke dhe minifund ndërsa konvalishenca që drejtohet nga djali i tezes Taulant Ballës, i akuzaur dhe i liruar nga burgu për skandalin e tërmetit është rezidenca e radhës. Ndryshe nga akuzat e Berishës Sako me pantallona si Gjushi, ky i fundit dyshohet se vendos paruke dhe shkon me minifund. PD nuk jep informacione lidhur me depilimin!