Ballina Ekonomia Siguria Kibernetike/ ERE shpall një sërë HEC-esh private si Operatorë të Infrastrukturës...

Siguria Kibernetike/ ERE shpall një sërë HEC-esh private si Operatorë të Infrastrukturës Kritike

24
0

Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ka vendosur të shtojë një sërë hidrocentralesh privatë në listën e operatorëve të infrastrukturës kritike të informacionit. Përmes një ndryshimi të rregullores përkatëse për Sigurinë Kibernetike të Infrastrukturave Kritike të Informacionit, ERE ka vendosur të dizenjojë si operatorë kritike edhe komanitë Kurum International, Dragobia Energy, Prell Energy si dhe Devoll Hydropoëer.

Këto kompani tashmë kanë detyrimin të çertifikohen sipas standardeve të sigurisë kibernetike, pasi një ndërhyrje e mundshme në sistemet e tyre kompjuterike do të kishte efekte në shkallë kombëtare.
“Operatorët e Infrastrukturave Kritike të Informacionit, përfshirë Kurum International sh.a, Dragobia Energy, Prell Energy sh.p.k, Poëer Elektrik Slabinje, Seka Hydropoëer, Devoll Hydropoëer sh.a dhe Trans Adriatic Pipeline (TAP), detyrohen të pajisen me certifikimin sipas standardit të sigurisë ISO 27001 brenda 18 muajve nga hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve të rregullores,” thuhet në vendimin e ERE.

Ndërkohë, Termocentrali i Vlorës dhe Hidrocentrali i Vlushës janë përcaktuar si Operatorë të Infrastrukturave të Rëndësishme të Informacionit. Edhe për këto kompani, ky përcaktim ka detyrime shtesë ligjore.

“Operatorët e Infrastrukturave të Rëndësishme të Informacionit, përfshirë Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Termocentralin Vlorë sh.a dhe HEC Vlushe, detyrohen të pajisen me certifikimin sipas standardit të sigurisë ISO 27001 brenda 18 muajve nga hyrja në fuqi e këtyre ndryshimeve të rregullores,” thuhet në vendimin e ERE.