Ballina Politika “Vrimë miu nuk do të gjejnë”, Berisha paralajmëron ‘kriminelët elektoralë’ nga takimi...

“Vrimë miu nuk do të gjejnë”, Berisha paralajmëron ‘kriminelët elektoralë’ nga takimi përmbyllës në Durrës

4
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi takimin përmbyllës elektoral në Durrës, nga ku u ndal tek ata që ai i quan si terroristë elektoral.

Berisha gjatë fjalës së tij deklaroi, para elektoratit në këtë qytet se për këto persona nuk ka vend në Parlament, por për ta ka vend vetëm në koshin e plehrave të historisë.

“Ne jemi krenarë me këta zotërinj dhe këto zonja se para së gjithash dhe mbi të gjitha këta janë një grup qytetarësh midis jush, që u përfaqësojnë ju, përfaqësojnë moralin tuaj, vlerat tuaja, interesat tuaja, virtytet tuaja. Këto zonja dhe zotërinj dallojnë si nata me ditën, si e vërteta me gënjeshtrën me kandidatët e Sakos, me kandidatët e Pojës, me kandidatët e Hajrit, me kandidatët e terroristëve elektoralë, të cilët do marrin ndëshkimin më të merituar pas datës 12 maj. Miq, këto zgjedhje ndajnë qytetarët, atdhetarët, ndajnë ata që duan Durrësin, ndajnë njerëzit me dinjitet, ndajnë njerëzit e virtytshëm nga ata të cilët komandohen nga bandat dhe krimi dhe besojnë se mund t’i imponojnë Durrësit vullnetin e tyre. Ja ku po e deklaroj para jush, vrimë miu nuk do gjejnë. Kudo që të jenë do i kapim, me Sakon, me Gjushin, me kandidatët e tyre. Për ta nuk ka vend në parlament. Për ta ka vend në koshin e plehrave të historisë”, tha Berisha.