Ballina Sport “Jemi këtu sepse e meritojmë, Luis Enrique karikon PSG para sfidës me...

“Jemi këtu sepse e meritojmë, Luis Enrique karikon PSG para sfidës me Arsenal, Arteta: Një fitore larg ëndrrës

5
0

PSG do të presë në “Parc des Princess” mbrëmjen e së mërkurës Arsenalin, me sfidën që do të nisë me avantazhin 1-0 për kampionët e Francës. Luhet për një biletë në finalen e 31 Majit në Mynih, aty ku Inter do të mësoj se cila do të jetë ekipi sfidues mes PSG dhe Arsenal.

Kampionët francezë të drejtuar nga Luis Enrique do të kërkojnë finalen e dytë në historinë e këtij kompeticioni, pas u mundën nga Bayerni i Mynihut në sezonin 2019-2020.

Vetë tekniku spanjoll Luis Enrique është optimist se skuadra e tij do të arrijë finalen e madhe:

“Jemi këtu sepse e meritojmë të jemi. Kemi fituar ndeshjen e parë ndaj Arsenal dhe do të hyjmë në fushë për ta fituar edhe të dytën. Artetën e njoh që kur ai ishte te Barcelona, ka qenë një futbollist i madh dhe tani është një trajner i madh.”

Edhe e përditshmja prestigjoze francize “L’equipe”  inkurajon lojtarët e PSG në prag të gjysmëfinales së kthimit teksa hapet ditën e sotme me titullin: Destinacioni, finale.

Ndërkohë nga ana tjetër topçdinjtë e Mikel Artetës do të tentojnë finalen e dytë në histori duke përmbysur atë humbje minimale 0-1 në Londër 1 javë më pare. Vetë Arteta thekson se ekipi që ai drejton do të bëjë çmos që të realizojë ëndrrën për të mbërritur në finale:

“Ekziston entuziasmi dhe kemi energjinë e duhur për të përballuar këtë sfidë. Jemi vetëm 1 fitore larg mbërritjes në finale. Do të luajmë në një prej qyteteve më të bukura në botë ndaj një kundërshtari fantastik. Jemi këtu për të shkruar historinë, na prej një përballje e madhe.”

Edhe tabloidët britanikë besojnë tek potenciali i topçinjve për të realizuar përmbysjen ndaj PSG.

“Ne besojmë tek magjia”, shkruan ditën e sotme në titullin kryesor “Daily Express”.