Ballina Kosovë Bajçinovci: Pozita e kryekuvendarit s’negociohet sepse i takon të parit, ndërsa për...

Bajçinovci: Pozita e kryekuvendarit s’negociohet sepse i takon të parit, ndërsa për qeverinë normalisht mund të ketë bisedime

27
0

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se propozimi për kryeparlamentar i takon VV’së.

“Ne ashtu siç e kemi propozuar edhe më herët është Abulena Haxhiu, gruaja më e votuar në vend e cila ka përvojën më të madhe parlamentare por edhe në ekzekutiv.”

“Ne kemi tentuar edhe bisedojmë, i ka dërguar letër kryeministri Kurti LDK’së, pra jemi të hapur, por pozita e kryetari të parlamentarit nuk negociohet sepse i takon të parit, ndërsa për qeverinë normalisht mund të ketë bisedime”.

Pavarësisht disa lëvizjeve së voni për ta zhbllokuar ngërçin, nuk ka asnjë marrëveshje mes partive parlamentare.