Ish-këngëtarja e grupit “Girls Aloud” dhe nëna e tetëvjeçarit Bear, Cheryl Tweedy, ka theksuar se djali i saj nuk do ta marrë lehtë pasurinë që i la babai i tij i ndjerë Liam Payne.
Cheryl beson se Bear duhet të piqet më parë përpara se t’i jepet një shumë kaq e madhe parash.
Liam vdiq tragjikisht në tetor të vitit të kaluar në moshën 31 vjeçare, pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires.
Payne nuk la testament dhe la pas një pasuri me vlerë rreth 28 milionë euro. Pasi shteti të marrë pjesën e tij, do të mbetet afërsisht gjysma e shumës, që është ende një shifër e jashtëzakonshme.
Cheryl, së cilës gjykata i dha fuqinë për të menaxhuar paratë e Liamit, thuhet se dëshiron që Bear të mos i marrë të gjitha menjëherë. Ajo po shqyrton gjithashtu mundësinë e pagesës së tij në faza gjatë fundit të të njëzetave dhe të tridhjetave, për ta motivuar të arrijë diçka në jetë, në vend që të mbështetet te fama dhe paratë e të atit.
Një burim pranë këngëtarit i tha The Sun: “Cheryl thjesht dëshiron ta mbrojë Bear-in. Ajo e di që do të ketë njerëz që do të përpiqen t’i afrohen vetëm për para. Ajo dëshiron që ai të rritet normalisht dhe të mësojë vlerën e punës”.
Edhe pse Cheryl dhe Liam u ndanë si çift, ata mbetën në marrëdhënie të mira për hir të djalit të tyre.