Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike edhe shifrën e pjesëmarrjeve të votuesve të diasporës. 79.24% e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit dhe që janë regjistruar për zgjedhjet parlamentare kanë ushtruar të drejtën e votës.
Ndërkohë pak më herët u njoftua se është gati të nisë numërimi i tyre. Bëhet me dije se do të jetë nga një tavolinë për çdo qark dhe me procedura të njëjta, pra e ndarë sipas qarqeve. Pas numërimit të subjekteve, do të bëhet edhe numërimi i fletëve të votimit për secilin nga kandidatët.
Ky proces do të zhvillohet në Parkun Olimpik, ku tashmë gjithçka është gati nga numëruesit e subjekteve politike.
Brenda vendit, vetëm 42.16% e qytetarëve kanë hedhur votën në kutitë e votimit.