Ambasadori i BE, Silvio Gonzato ishte i pranishëm në një qendër votimi në Durrës.
Në një prononcim për mediat, ai tha se ecuria e zgjedhjeve është shumë e rëndësishme për procesin e integrimit.
“Donim të shikonim se si po ecën procesi i zgjedhjeve edhe në qytetet e tjera. Kemi edhe kolegët e mi nga shtetet anëtare të BE që kanë dalë për të vëzhguar. Arsyeja se pse po e bëjmë këtë gjë nuk është se nuk kemi besim te OSBE-ODIHR. Ata po bëjnë shumë një punë të mirë por sepse duam që edhe ne të kemi përvojën tonë, ta shikojmë gjënë nga afër, mendimet e qytetarëve dhe se si po ecën procesi në përgjithësi. Siç e kam thënë këto janë zgjedhjet e para që organizohen pas çeljes së negociatave dhe në fakt ka të bëjë me çështjen më themelore, të drejtat e njeriut. Mënyra se si do të shkojnë janë të rëndësishme edhe për procesin e anëtarësimit në BE. Dita e zgjedhjeve është vetëm një pjesë, është edhe e pjesa pas votimit. Janë të rëndësishme se si do të jetë ecuria.”, tha Gonzato.