Oerd Bylykbashi ka shkuar në qendrën e votimi së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e vogël.
Pas votimit, në një prononcim për media, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në votim, ndërsa tha se sot është momenti “kur politika duhet të qëndrojë e heshtur për të dëgjuar verdiktin e zgjedhësve.”
Bylykbashi: Është ditë e jashtëzakonshme për të gjithë Shqipërinë. Thirrja ime është që të dalin të gjithë të votojnë masivisht. Të votojnë për veten dhe familjet e tyre.
Vota e tyre është e ardhmja. Vetëm me votë mund të vendosin ata për të ardhmen. Momenti kur politika duhet të qëndrojë e heshtur për të dëgjuar verdiktin e zgjedhësve, por po aq është shumë e rëndësishme që zbatimi i ligjit të garantojë votën.
Vota është e fshehtë! Çdo përpjekje për të intimiduar zgjedhësit se vota e tyre do të lexohet paraprakisht është e pavërtetë.