Ballina Rajoni Kërçovë, djali vret prindin me sëpatë

Kërçovë, djali vret prindin me sëpatë

21
0

Një krim familjar ka ndodhur në fshatin Sërbjani të Kërçovës, ku sipas informacioneve djali me sëpatë ka sulmuar prindërit, ndërsa si pasojë babai ka humbur jetën.

“Sot në orën 07:10, zyrtar policor të SPB Kërçovë, kanë privuar nga liria 48 vjeçarin E.A për shkak veprës penale ‘vrasje’. Rreth orës 07:00 nga Ndihma e Shpejtë kanë njoftuar se tek ata është paraqitur E.A i cili ka treguar se me sëpatë ka sulmuar prindërit e tij.

Me makinë të Ndihmës së Shpejtë të dy personat janë dërguar në spitalin e Kërçovës, ku U.A (74), babai i autorit, ka nderuar jetë, ndërsa F.A (67) nëna e autorit, është në gjendje jokontaktibile”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Nga policia shtojnë se E.A është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim penal.