Papa Leo XIV u ka bërë thirrje fuqive të mëdha të botës që “të mos ketë më luftë” në mesazhin e tij të parë të së dielës drejtuar turmave në Sheshin e Shën Pjetrit që kur është zgjedhur.
Papa i ri, i zgjedhur më 8 maj, bëri thirrje për një “paqe autentike dhe të qëndrueshme” në Ukrainë, si dhe për një armëpushim në Gaza dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite, shkruan BBC.
Ai gjithashtu recitoi lutjen Regina Caeli, në nder të Virgjëreshës Mari. Të shtunën, ai vizitoi një vend të shenjtë jashtë Romës dhe më pas u lut para varrit të paraardhësit të tij të ndjerë Françeskut brenda bazilikës së Santa Maria Maggiore.
Papa Leo do të ketë inaugurimin zyrtarisht në një meshë në Sheshin e Shën Pjetrit javën e ardhshme më 18 maj.