Ballina Aktualitet Rajmond Dervishi dononcon: Në një qendër votimi në Marikaj të Vorës ka...

Rajmond Dervishi dononcon: Në një qendër votimi në Marikaj të Vorës ka më shumë vota sesa qytetarë që duhej të votonin. KQZ të sqarojë këtë rast

88
0

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Rajmond Dervishi, denoncon se në një nga qendrat e votimit në bashkinë Vorë, ka më shumë vota sesa numri i qytetarëve që kanë qenë të regjistruar për të votuar.

Ai ka marrë si referim rezultatet e dala për mediat për QV 1558/1 Marikaj, konstaohen një diferencë zgjedhëzish prej 326 personash të listuar në pajisja eletronike PEI, ndërkohë pajisja elektronike ka të regjistruar 1000 persona.

Dervishi i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të zbardh këtë masakër zgjedhore me pasoja serioze për proçesin zgjedhor.
Ai thotë se i njëjti fenomen rezulton në të gjithë QV e Bashkisë Vorë.

Postimi i plotë i Rajmond Dervishit:

Kërkesë Publike
Drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Z. Ilirjan Celibashi
Nisur nga shpallja në rrjetet sociale të informimit të rezultatit të zgjedhjeve për disa nga QV të KZAZ nr 27 të Bashkisë Vorë, rezulton një maskër zgjedhore, dhe konkretisht në QV 1558/1 Marikaj konstaohen një diferencë zgjedhëzish prej 326 personash të listuar në pajisja eletronike PEI.
Më konkretisht lista juaj zyrtare e vënë në dispozicion të subjekteve zgjedhore për QV 1558/1 ka të regjistruar 674 zgjedhës, ndërkohë pajisja elektronike ka të regjistruar 1000 persona.
Kërkoj ndërhyrjen urgjente tuajën, dhe zbardhjen e kësaj masakre zgjedhore me pasoja serioze për proçesin zgjedhor.
I njëjti fenomen rezulton në të gjithë QV e Bashkisë Vorë.
Cilët janë zgjedhësit që rezultojn me diferencë mbi listat manuale zyrtare?