Ballina Aktualitet Shqipëria voton, vijon normalisht procesi! 22.11% pjesëmarrja deri në 12:00

Shqipëria voton, vijon normalisht procesi! 22.11% pjesëmarrja deri në 12:00

27
0

Prej orës 07:00, qytetarët shqiptarë në gjithë vendin po votojnë për të zgjedhur Kuvendin e ri. Procesi po vijon normalisht, pa probleme dhe votimi do të zgjasë deri në orën 19:00. Pas kësaj ore, do të mundet të votojnë vetëm ata që janë në radhë pranë qendrës së votimit.

Deri në orën 12:00, KQZ raporton se pjesëmarrja në votim ishte 22.11%. Kanë raportuar 2546 nga 5225 qendra votimi në total. Krahasuar me vitin 2021, pjesëmarrja deri në orën 12:00 ka qenë 27.24%.

Të drejtën e votës të dielën e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit. Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori: Zgjedhësit që jetojnë brenda vendit; Zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit. 245 935 shqiptarë në diasporë u regjistruan për të votuar.

Në rang vendi, vetëm në njësinë nr. 10 dhe në bashkinë Vorë, votimi do të bëhet në mënyrë elektronike. 114,642 zgjedhës votojnë për herë të parë. 1,081 personave ju është hequr e drejta e votës, për shkak të dekriminalizimit, që nuk lejon të votojnë persona që kanë kryer një sërë krimesh të rënda.

Në fletën e votimit, shqiptarët do të gjejnë kësaj radhe 11 subjekte politike, ku 3 janë koalicione, dhe 9 janë parti që garojnë të vetme. Secili subjekt zgjedhor ka në garë 186 emra të shpërndarë sipas qarqeve. 2046 persona janë kandidatë për parlamentin e ardhshëm, për të zënë 140 karrige Kuvendore. Kësaj radhe, në asnjë qark të vendit, nuk konkurron asnjë kandidat i pavarur.

Kandidatët janë në dy grupe: lista e mbyllur, të cilët janë të privilegjuar dhe do të fitojnë të parët mandat sipas radhës që ka përcaktuar partia, dhe lista e hapur,.

Kryesocialsiti Edi Rama kërkon mandatin e katërt nën udhëheqjen e PS, ndërsa PD me aleatët, të udhëhequr nga Sali Berisha nën koalicionin “Shqipëria Madhështore” kërkojnë të rikthehen në pushtet pas 12 vitesh në opozitë. Në garë janë edhe 9 subjekte të tjera, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, ⁠Koalicioni euroatlantik i Lulzim Bashës, ⁠PSD e Tom Doshit, Shqipëria Bëhet, Lapaj-Shabani, ⁠AKSH, Elena Kocaqi, ADR, Edmond Stojku, Partia Atdheu, ⁠Mundësia – Agron Shehaj, Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”- Shehi-Alibeaj.