Do të vijojnë masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa duke sjellë në territorin Shqiptar mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të shpeshta të cilat në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira të dobët e lokalë.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin, ku në skajin Verior-Verilindor do të krijojnë mundësi për rrebeshe të izoluara shiu.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 6°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 27°C vlera maksimale që pritet të shënohet në Kucovë.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.