Ballina Sport Trajneri i Liverpulit kritikon çmimet e biletave

Trajneri i Liverpulit kritikon çmimet e biletave

37
0

Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, pranon se tarifat e larta të transferimeve mund të jenë një pengesë për të transferuar një lojtar të shtrenjtë dhe gati për të zëvendësuar Trent Aleksander-Arnold. Të hënën, lojtari i kombëtares angleze konfirmoi se nuk do ta rinovonte kontratën e tij, e cila skadon në verë, diçka që pritej prej kohësh me zërat e vjetër, që ai ka arritur një akord me Realin e Madridit.

Kjo i lë kampionët e Premier Ligës me 21-vjeçarin Konor Bredli në dispozicion për mbrojtësin e djathtë, i cili ka 54 paraqitje nën emrin e tij. “Mendoj se do të ishte surprizë nëse do t’ju thosha tani ‘Po, ne po e shqyrtojmë këtë dhe atë”, tha Slot në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Arsenalin.

“Ne nuk flasim për kontrata këtu, kështu që nuk flasim për pozicionet ose nëse duam ta përmirësojmë ekipin në fusha të caktuara. Gjëja më e vështirë për një klub si Liverpuli, nëse sapo ke fituar ligën, është se nuk është e lehtë të gjesh lojtarë më të mirë se ata që kemi tashmë. Dhe nëse janë atje, atëherë ata prapëseprapë duhet të jenë të përballueshëm dhe duhet të duan të vijnë. Kjo gjëja e fundit nuk është problem, meqë ra fjala, por tarifat e transferimit ndonjëherë po”.

Tekniku holandez komentoi edhe këtë trendin e viteve të fundit në futboll, duke parë gjithnjë e më shumë lojtarë që largohen me parametër zero.

“Nuk mund ta mohosh që po ndodh pak më shpesh sesa në të kaluarën. Ndodh shpesh, nëse kujtesa ime është e saktë, kryesisht me klube të caktuara që firmosin me lojtarë me parametër zero, por nuk e sheh shumë me klube të tjera të mëdha. Ka ndodhur disa herë deri tani, por gjithashtu shoh shumë lojtarë që lëvizin për tarifa të larta, në çdo dritare transferimi për vite me radhë. Mund të jetë një trend! Le të presim dhe të shohim nëse kjo do të ndodhë, nuk mund ta parashikoj”.

I pyetur për reagimet që do të marrë 26- vjeçari nga tifozët në “Anfield”, Slot tha se nuk do t’i mësojë ai sesi të sillen: “Që njerëzit kanë një mendim për ne, qoftë Trent, mua apo dikë tjetër, kjo nuk është diçka e re për askënd. Ndoshta, tani është pak më shumë për të sesa ai është mësuar dhe ndoshta pak më negative sesa është mësuar, por unë nuk i ndjek të gjitha këto. Nuk jam këtu për t’u treguar tifozëve se si duhet të reagojnë. Do ta takoj Trentin pas pak.

Edhe djemtë kishin disa ditë pushim, kështu që do të pres dhe do të shoh se si ndihet për njoftimin e tij se do të largohet nga klubi. Fola me të në ‘WhatsApp’. Le të presim dhe të shohim, por nuk jam këtu për t’u thënë tifozëve se si duhet të reagojnë. Jemi të gjithë të zhgënjyer, por Trent është i pari që tha se do të preferonte që ne si ekip dhe klub të mos shpërqendroheshim shumë nga ky njoftim. Shpresoj që e gjithë energjia të dielën të shkojë te lojtarët dhe sa më pak të jetë e mundur te Trent, përveçse nëse është pozitive”.