Ballina Politika Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat...

Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

28
0

Nga Eduard Zaloshnja

Sipas listave zgjedhore të publikuara nga KQZ-ja, mbi 3.71 milionë shtetas kishin të drejtën për të votuar në këto zgjedhje (disa përmes postës dhe disa fizikisht). Nga këta, mbi 1.91 milionë banojë në Shqipëri (sipas INSTAT-it) dhe pjesa tjetër jashtë vendit.

Duke ekstrapoluar përafërsisht përqindjet e pjesëmarrjes (të raportuara provizorisht nga KQZ një orë para mbylljes së votimit), rezulton se votuan këtu mbi 1.5 milionë zgjedhës, ndërkohë që rreth 195 mijë i dërguan votat me postë nga diaspora.

Duke ndërthurur shifrat e mësipërme, rezulton se rreth 408 mijë zgjedhës të këtushëm nuk votuan. Ose ndryshe mund të thuhet se votuan rreth 79% e zgjedhësve të këtushëm. Nga ana tjetër, mbi 1.6 milionë zgjedhës të diasporës nuk votuan. Ose mund të thuhet se votuan vetëm 10.8% zgjedhësve në diasporë.

Përmbledhtazi, mund të thuhet se vetëm 1.75 milionë shtetas votuan, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore.  Ose ndryshe mund të thuhet se votuan vetëm 46% e të gjithë shtetasve me të drejtë vote (brenda e jashtë vendit).

Në dy tabelat e mëposhtme janë të përmbledhura shifrat e mësipërme si edhe ato në nivel qarku.