Monika Kryemadhi, bashkë djalin dhe nënën e saj, kanë votuar mëngjesin e sotëm për parlamentin e ri. Nëna e deputetes së Partisë së Lirisë pati një problem me identifikimin biometrik, ndaj ky proces për të u zhvillua në mënyrë manuale.
“E vetmja mënyrë për të shpëtuar këtë demokraci të brishtë është të shkojmë të votojmë”,-tha për mediat Monika Kryemadhi, duke i pasuar fjalën djalit, Besart Metajt, me arsyetimin se ka ai ka qenë më aktiv në fushatë.
“Në radhë të parë, ju falënderoj juve gazetarëve, sepse jeni ju që do të përcillni informacionin te qytetarët. Në radhë të dytë dhe kryesorja, do të kisha dëshirë t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dalin të votojnë masivisht, që këtë ditë votimi, sot, ta kthejmë në një ditë historike”,- tha djali i Monika dhe Ilir Metajt.