Billie Piper tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ndërsa ajo shkëlqeu në tapetin e kuq të Çmimeve BAFTA TV 2025.
Ylli i Netflix, 42 vjeç, shfaqi bukurinë e saj, derisa veshi një fustan rozë me supe të hapura, i cili ia theksonte asetet e saj të bollshme.
Aktorja angleze shfaqi figurën e saj sensacionale dhe këmbët e tonifikuara me një palë geta të zeza transparente, ndërsa fundi i saj i gjatë deri në dysheme i rrinte pas, shkruan “Daily Mail”.
Ajo e shoqëroi me një rrip të zi të hollë dhe u shfaq me një palë taka të zeza të trasha me lidhëse për hyrjen e saj mahnitëse.
Billie – e cila humbi nominimin për Aktoren më të Mirë Kryesore në Scoop të Netflix – dukej magjepsëse duke shtuar një gjerdan argjendi për ta kompletuar parmjen, ndërsa ngriti flokët e saj të zbardhura bjonde në një model të kapur.