Ballina Sport Egnatia mposht Vllazninë 3-0 dhe ngre titullin e dytë në Superiore!

Egnatia mposht Vllazninë 3-0 dhe ngre titullin e dytë në Superiore!

5
0

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi.

Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 3-0 në finale ndaj Vllaznisë në ndeshjen e luajtur në Arenën Kombëtare.

Heroi i finales ishte Redi Lushkja, i cili realizoi 2 gola, një në minutën e 6 dhe një në të 49-n, ndërsa goli që vulosi titullin u shënua në fund nga Leo Melo.

Ndërkohë, shumë pak për Vllazninë në këtë finale, e cila nuk arriti të paktën të kënaqte mijëra tifozë shkodranë që kishin mbushur stadiumin me shpresën e rikthimit të titullit.

Ky është titulli i dytë radhazi që shkon në Rrogozhinë.