Ballina Politika ‘Kapja e mediave nga partia në pushtet’/ OSBE: Gazetarët u vëtëcensuruan, përcollën...

‘Kapja e mediave nga partia në pushtet’/ OSBE: Gazetarët u vëtëcensuruan, përcollën një pasqyrë ndryshe nga realiteti

34
0

Në raportin e saj, OSBE-ja kishte kritika ndaj Policisë, pasi, edhe pse u evidentua prania e krimit dhe bandave në zgjedhje, nuk pati ndërhyrje, dhe për këtë duhen sqarime. Ndërkohë, përfaqësuesi i Parlamentit Europian në këtë mision vëzhgimi ishte i prerë, duke deklaruar se me këto zgjedhje dhe në këto kushte ku ndodhet vendi, nuk mund të ketë integrim në Bashkimin Europian.

Ndërsa pushteti përdorej për deformimin e vullnetit të qytetarëve, OSBE-ODIHR ngre shqetësimin për kapjen e mediave nga ana e partisë në pushtet, e për pasojë gazetarët vetëcensurohen dhe nuk raportojnë parregullsitë, duke përcjell për qytetarët një pasqyrë ndryshe nga realiteti.

Raporti/ OSBE-ODIHR

Ka mungesë raportimi të pavarur, duke dëmtuar rolin mbikëqyrës të medias dhe mungesë gazetarie kritike dhe informacioni të fuqishëm, dhe shumica e mediave perceptohen si të lidhura me partinë në pushtet. Megjithëse Kushtetuta mbron lirinë e shprehjes, shpifja mbetet e kriminalizuar dhe gazetarët vazhdojnë të përballen me raste shpifjeje. Procedurat e emërimit si për transmetuesin publik ashtu edhe për rregullatorin audiovizual nuk kanë mbrojtje për pavarësi de facto.

Pasi rrëzon procesin zgjedhor të 11 Majit, OSBE-ODIHR, ngre me shqetësim faktin se nuk ka asnjë përpjekje për të zbatuar rekomandimet nga zgjedhjet e mëparëshme, duke vijuar kështu me një proces zgjedhor problematik, që përfaqësuesi i Parlamentit Europian e cilësoi si zgjedhje, që lënë Shqipërinë jashtë Bashkimit Europian.