Ballina Politika “Ore, po Lulzim Bashën do e rehabilitoni tani? Se nuk ua kishte...

“Ore, po Lulzim Bashën do e rehabilitoni tani? Se nuk ua kishte fajin ai, pavarësisht se e shpallët tradhtar dhe e bëtë kokë turku”

41
0

Artan Fuga, duke analizuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, iu kujton demokratëve Lulzim Bashën.

“Tani edhe Lul Basha ka të drejtë të kërkojë rehabilitimin e tij nga Partia, si Gomulka, Trocki, Dubçeku apo nuk di kush tjetër.

Se ai thotë: E mo e patë që me mua kishin një rezultat edhe më të mirë se ky i tanishmi!

Dhe do vazhdojë me videot e veta të lezetshme banale: O Rameeeee, 7 herë 7 = 2029

Se elita drejtuese e PD e gjeti kokën e turkut te ai. Ai i ka fajet! Tani që e hëngrëm atë, tani do ta shihni! Se ishim të tradhëtuar në majë të Partisë.

Nuk them jo. Por, ai do thotë: Po mirë pa mua cfarë bëtë!

Si thoshin këta drejtuesit e biznesit politik? Aaaaaaaa, s’ka më, i qëruam armiqtë! Grupi armiqësor u shpartallua!

Lëre që pjesa më e madhe e drejtuesve janë bashkëpuntorët e tij të ngushtë, ose për lënien e mandateve, ose për të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore, ose për shpalljen non grata të Sali Berishës. Pasi ishin me të në mënyrën më servile të mundshme, hop kthehen kundër tij!

Asnjë analizë për gafat e bëra. Gjeje kokën e turkut, preje, dhe ec përpara, kush po pyett

Yxhym!

Vetëm opozitën mos guxo ta kritikosh”, shkruan ai.