Kandidati për deputet i PD në Dibër, Xhelal Mziu akuzon PS dhe eksponentë të kësj partie se kanë blerë dhe vjedhur votat në qarkun e Dibrës.
PS deri tani ka fituar 58.82% të votave, ndërsa PD-ASHM vetëm 36.81%.
Mziu në një deklaratë për Euronews Albania shprehet se nuk ka mundësi që PD të dalë me këtë humbje në Dibër dhe se nuk do e pranojnë rezultatin.
“Nuk mund të pranojmë një rezultat ku janë hedhur miliona euro në këmbim të votës, besoj që kushdo e kupton.
Shoh një tendencë të zonave të cilat duhet të kishim një rezultat të thellë, shpresoj ta ruajmë mandatin e tretë në Diber, por varet nga shuma që kanë hedhur”, u shpreh Mziu.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 2021, PD fitoi 3 mandate në Diber, ndërsa PS fitoi 2.