Ballina Politika Vijon numërimi i votave të diasporës – PD para PS me një...

Vijon numërimi i votave të diasporës – PD para PS me një diferencë të ngushtë

40
0

Po vijon numërimi i votave nga diaspora njëkohësisht me numërimin e votave në qarqe. Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri tani janë hapur 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të ardhura nga jashtë vendit.

Deri tani kryeson PD-ASHM, e cila ka siguruar 726 vota, që përbëjnë 43.95% të votave të numëruara. Megjithatë, gara mbetet e ngushtë, pasi Partia Socialiste ndodhet shumë pranë me 705 vota, ose 42.68%.

Nga partitë e reja, më shumë vota ka marrë Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me Adriatik Lapaj me 117 vota.

Partia Mundësia e Agron Shehajt ka 35 vota, 34 PSD e Tom Doshit, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit ka 21 vota, ndërsa koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka marrë deri më tani vetëm 4 vota.