Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se sot në Serbi, gjegjësisht në Nish dhe Novi Sad, “dhuna nga bllokuesit po ndodh përsëri dhe se ata nuk kanë asgjë për të ofruar përveç dhunës, e cila reflektohet në sulme ndaj institucioneve, sundimit të ligjit dhe gjyqësorit”, raporton Tanjug.
“Bllokuesit tregojnë se në fakt janë kundër çdo institucioni, kundër çdo sundimi të ligjit, janë kundër gjithçkaje që miratuan si një ‘dekret studentor’ në Nish”, tha Bërnabiq.
Duke iu referuar faktit se studentët në protestë dhe grupi i qytetarëve që bllokojnë gjykatën në Novi Sad po kërkojnë lirimin e aktivistëve të organizatës Stav dhe Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, të cilëve u është zgjatur paraburgimi për 30 ditë të tjera, e para e Kuvendit të Serbisë theksoi se personat, lirimi i të cilëve kërkohet, u ndaluan sepse “po planifikonin veprime të hapura terroriste”.