Ballina Kosovë Dështon për të 16-tën herë seanca konstituive e parlamentit të Kosovës

Dështon për të 16-tën herë seanca konstituive e parlamentit të Kosovës

24
0

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje deputetëve që të votojnë për krijimin e Komisionit Zgjedhor, i cili do të merrej me procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Megjithatë, propozimi nuk arriti të sigurojë mbështetjen e nevojshme për të kaluar.

Seanca e ardhshme është paraparë të vazhdojë të shtunën, rreth orës 10:00.

Ky zhvillim është pjesë e një krize politike që po zvarritet që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, duke penguar formimin e institucioneve të reja. Partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka arritur të mbledhë shumicën e nevojshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Kandidatja e saj, Albulena Haxhiu, ka marrë vetëm 57 vota – katër më pak se minimumi i kërkuar prej 61 votash.