Ballina Kronika Gjendet i pajetë 71-vjeçari në Korçë, dyshohet se..

Gjendet i pajetë 71-vjeçari në Korçë, dyshohet se..

20
0

Një 71-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e djeshme nga familjarët në arat e fshatit Kamenicë.
I moshuari ishte larguar nga banesa disa ditë më parë, sipas denoncimit së bashkëshortes.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 71-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale dhe nuk konstatohen shenja dhune.

Njoftim i Policisë:

Më datë 14.05.2025, në arat e fshatit Kamenicë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi L. G., 71 vjeç, i cili sipas kallëzimit të bashkëshortes së tij, ishte larguar nga banesa, më datë 12.05.2025. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.