Ballina Kronika Operacion antidrogë në Korçë, vihen në pranga disa persona

Operacion antidrogë në Korçë, vihen në pranga disa persona

66
0

Operacion antidrogë në Korçë, me rezultat dy persona të arrestuar.

Burime bëjnë me dije se aksioni policor ka startuar prej mëngjesit të sotëm, i shtrirë në disa zona të qytetit të Korçës ku dyshohej se zhvillohej ky aktivitet i paligjshëm.

Deri në këto momente, në pranga kanë rënë 2 persona, janë shoqëruar edhe të tjerë për t’u marrë në pyetje, ndërsa operacioni është ende në zhvillim.

Nga kontrollet e kryera në mjete dhe banesat e shtetasve të arrestuar,  janë sekuestruar një sasi lëndësh narkotike, përfshirë kokainë, të ndara në doza.