Ballina Aktualitet Probleme me pasurinë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin...

Probleme me pasurinë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së njohur

30
0

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA shpalli të enjten më 15 maj vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Gjirokastrës, Blerta Marku Çibuku. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relator Sokol Çomon dhe anëtarë Albana Shtyllën, Mimoza Tasin dhe Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Markut ndakj vendimarrjes së Komisionit. Vendimi i Kolegjit është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 26 shtator 2022 të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e  Gjirokastrës, Blerta Marku Çibuku, për probleme në kriterin e pasurisë dhe cënim të besimit të publikut tek drejtësia. Marku e kundërshtoi barrën e provës për pasuritë si të pabazuar dhe kërkoi riçeljen e hetimit për dy kriteret e tjerë, figurën dhe profesionalizmin – por kjo kërkesë nuk u pranua pasi u konkludua se gjetjet për pasurinë ishin të mjaftueshme për të arritur në një konkluzion përfundimtar.

Blerta Marku e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash në Gjykatën e Rrethit Gjirokastër.