Ballina Aktualitet Samiti Europian sjell ‘bum’ rezervimesh në Tiranë, 90% e hoteleve të zëna

Samiti Europian sjell ‘bum’ rezervimesh në Tiranë, 90% e hoteleve të zëna

23
0

Më shumë se 90% e hoteleve në Tiranë rezultojnë të rezervuara nga delegacionet që shoqërojnë liderët europianë gjatë vizitës së tyre në Shqipëri për Samitin e Komunitetit Politik Europian, që mbahet më 16 dhe 17 maj në kryeqytet.

Në ditët e fundit është vërejtur një fluks i shtuar jo vetëm në hoteleri, por edhe në rezervimet e restoranteve dhe në kompanitë që ofrojnë shërbime transporti.

Ky samit politik shihet si një mundësi e madhe për promovimin ndërkombëtar të Shqipërisë si një destinacion turistik dhe mikpritës për ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

Parashikimet për turizmin në vend janë optimiste, me rreth 14 milionë turistë të huaj që pritet të vizitojnë Shqipërinë gjatë vitit 2025.