Brenda një laboratori të vendosur mbi mjegullën e pyjeve të Dakotës jugore, shkencëtarët po kërkojnë përgjigjen e një prej pyetjeve më të mëdha të shkencës: pse ekziston Universi?
Teoritë aktuale të astronomisë nuk mund të shpjegojnë pse planetët, yjet dhe galaktikat erdhën në ekzistencë.
Por, shkencëtarët po ndërtojnë detektorë që studiojnë një grimcë nën-atomike të quajtur neutrino me shpresën për të gjetur përgjigje.
Skencëtarët amerikanë në eksperimentin e quajtur Deep Underground Neutrino Experiment (DUNE), shpresojnë se përgjigja ndodhet thellë nën tokë.
Në eksperiment, ata udhëtojnë 1500 metra nën sipërfaqe në tre shpella të mëdha nëntokësore, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Dr. Jaret Heise ka qenë i përfshirë në ndërtimin e këtyre shpellave për gati dhjetë vjet. Ata izolojnë Dune nga zhurma dhe rrezatimi nga bota lart. Tani, Dune tani është gati për fazën tjetër.
“Ne jemi gati të ndërtojmë detektorin që do të ndryshojë të kuptuarit tonë për universin me instrumente që do të vendosen nga një bashkëpunim prej 1500 shkencëtarësh që janë të etur për t’iu përgjigjur pyetjes se pse ekzistojmë”, tha ai.
Kur u krijua Universi u krijuan dy lloje grimcash: materia – nga e cila janë krijuar yjet, planetët dhe gjithçka rreth nesh – dhe, në sasi të barabarta, antimateria.
Teorikisht të dyja duhet të kishin zhdukur njëra-tjetrën, duke mos lënë gjë tjetër veçse një shpërthim të madh energjie.
E megjithatë, këtu jemi ne – si materie.
Shkencëtarët besojnë se përgjigja për të kuptuar se pse materia fitoi – dhe ne ekzistojmë – qëndron në studimin e një grimce të quajtur neutrino dhe antimateries së kundërt të saj, anti-neutrinos.
Ata do të lëshojnë rreze të të dy llojeve të grimcave nga nëntoka e thellë në Illinois deri te detektorët në Dakotën e Jugut.
Kjo është për shkak se ndërsa udhëtojnë, neutrinot dhe anti-neutrinot ndryshojnë gjithnjë e më pak.
Shkencëtarët duan të zbulojnë nëse këto ndryshime janë të ndryshme për neutrinot dhe anti-neutrinot.
Nëse janë, mund t’i çojë ata në përgjigjen se përse materia dhe anti-materia nuk zhdukin njëra-tjetrën.
Gara mund të jetë në vazhdim, por rezultatet e para priten vetëm pas disa vitesh.
Pyetja se çfarë ndodhi në fillim të kohës për të na sjellë në ekzistencë mbetet një mister – tani për tani.