Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, ka reagur në lidhje me raportimet se Prokuroria e Posaçme i ka sekuestruar telefonin.
“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me çdo instancë shtetërore”, ka deklaruar ai.
Sekuestrimi i telefonit të Shkrelit mësohet se është bërë në kuadër të një hetimi që po kryen SPAK, për korrupsion zgjedhor.
Kujtojmë se më 4 maj, në fund të një takimi kryeministri Edi Rama iu drejtua Shkrelit, lidhur me angazhimin e këtij të fundit në fushatë.
“Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta!”, tha ai.
Kristian Shkreli, kryebashkiak i Vau Dejësit i fitoi zgjedhjet 2 vite më parë si kandidat i Partisë Socialiste.