Zgjedhjet e 11 majit kanë prodhuar shumë pakënaqësi dhe akuza për manipulim, por një prej fenomeneve më të habitshme lidhet me numrin e lartë të kandidatëve që nuk morën asnjë votë – madje as atë që mund të supozohej si vota personale.
Disa nga partitë më të vogla, që nuk arritën të fitojnë asnjë mandat, kanë pasur kandidatët e tyre që rezultojnë me 0 vota në qendrat përkatëse. Kjo nënkupton se as vetë kandidati, familjarët apo miqtë nuk kanë votuar për ta, ose votat e tyre nuk janë identifikuar fare në proces.
Ja disa nga partitë dhe kandidatët me 0 vota:
Lëvizja e Atdheut
- Korçë: Baftjar Lila
- Kukës: Mirsie Rrugëja, Hana Tafa
- Lezhë: Ambra Limo
- Shkodër: Vigan Karkin, Spartak Laçka, Mirdan Sala, Eris Uka
- Vlorë: Rozalina Lushi, Bledar Shefki
Aleanca Kombëtare Shqiptare
- Lezhë: Gëzim Rexho, Bardhyl Seitaj
- Vlorë: Ndriçim Kamberaj
Aleanca Demokracia e Re
- Berat: Arjana Xamo
- Dibër: Isa Goleci
- Durrës: Gëzim Bylyku, Edmond Çiba, Flavio Ymeri
- Elbasan: Rolanda Gjika, Bajram Hida, Enes Hida, Gentijan Lila, Leandro Muja, Armando Toprra, Indira Toska
- Vlorë: Maksim Vlashi
- Korçë: Altana Pisku, Krisjan Shuli
- Kukës: Ylvie Qinami, Anisa Zuna
- Lezhë: Meghi Bisholla, Dorjan Kotorri
- Shkodër: Argjend Kurti, Jona Lekaj, Gazmir Mancila, Minir Najtellari, Sonila Topi, Laert Vlashi
Koalicioni Djathtas për Zhvillim
- Dibër: Marcela Demo
- Korçë: Festim Qazimi
- Lezhë: Hersa Muda, Gridi Oseku
- Shkodër: Ezmir Durrësi, Evisa Myftari
- Vlorë: Migen Begolli
Për shumë prej tyre, kandidimi ka qenë formal dhe pa asnjë përpjekje për të tërhequr votues. Por për të tjerë, fakti që nuk kanë marrë as votën e vet personale, lë hapësirë për dyshime mbi procesin e administrimit apo ndonjë problem teknik në numërim.