Ballina Sport Yamal dëshiron të luajë me yllin e United: “I pëlqen shumë ideja”

Yamal dëshiron të luajë me yllin e United: “I pëlqen shumë ideja”

30
0

Lamine Yamal thuhet se ka mbështetur interesin e Barcelona-s për të nënshkruar me lojtarin e Manchester United, Marcus Rashford, aktualisht i huazuar tek Aston Villa.

Ndërsa afron merkato e verës, klubi katalanas do të jetë i përgatitur të dalë në treg dhe të sigurojë lojtarë për të forcuar skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm.

Mes zërave të merkatos, El Nacional shton se interesi i Barçës për të marrë Rashford në Katalonjë mbështetet nga Yamal.

Raporti thotë:

“Marrëveshja gjithashtu ka një mbështetje të fortë të brendshme: Lamine Yamal.

Talenti i ri i Barçës u pyet në mënyrë jozyrtare nga stafi i trajnerëve se si do ta shihte ardhjen e Rashford, dhe përgjigjja e tij ishte e qartë: ai e pëlqen idenë.

“Ai beson se ata mund ta plotësojnë njëri-tjetrin shumë mirë, dhe vlerëson përvojën e anglezit, e cila mund të çlirojë përgjegjësitë ofensive për lojtarët e rinj në ndeshje të rëndësishme”.