Ballina Lifestyle Yjet e Hollivudit shkëlqejnë në darkën e L’Oréal në Festivalin e Filmit...

Yjet e Hollivudit shkëlqejnë në darkën e L’Oréal në Festivalin e Filmit në Kanë

70
0

Atmosfera glamuroze e Festivalit të Filmit në Kanë u pasurua edhe më tej me praninë e disa prej emrave më të njohur të Hollivudit në darkën e organizuar nga L’Oréal. Eva Longoria, Halle Berry dhe Andie MacDowell rrëmbyen vëmendjen me paraqitje mahnitëse, teksa shkëlqyen me fustane mbrëmjeje verbuese që theksuan elegancën dhe hijeshinë e tyre.

Eva Longoria, e njohur për stilin e saj të sofistikuar, zgjodhi një fustan të gjatë me shkëlqim, duke tërhequr vëmendjen me siluetën e saj elegante.

Ndërkohë, Halle Berrytregoi se klasi nuk njeh moshë, me një fustan që kombinonte hijeshinë klasike me nota moderne.

Andie MacDowell, gjithmonë e rafinuar, zgjodhi një stil të thjeshtë por imponues, duke u bërë simbol i bukurisë natyrale.

Ndërkaq, Heidi Klum befasoi me një zgjedhje më të guximshme – modelja e famshme zgjodhi të mbulonte dekoltenë e theksuar me një xhaketë të zezë elegante, duke krijuar një kontrast tërheqës me stilin më të hapur të kolegeve të saj.

Darkat e L’Oréal në Kanë janë tashmë një traditë e përvitshme që sjell në një vend yje ndërkombëtare dhe modën e nivelit të lartë – dhe këtë vit nuk ishte përjashtim.