Procesi i numërimit të votave, përfshirë edhe ato të ardhura nga diaspora, është drejt përfundimit.
Sipas të dhënave më të fundit, Partia Socialiste ka ruajtur avantazhin e thellë dhe ka tejkaluar shifrën e 800 mijë votave.
Deri tani, PS ka marrë 803.228 vota në rang kombëtar, duke siguruar 83 mandate në Parlament, një rezultat që konfirmon dominimin në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.