Ballina Bota Zjarr masiv në Kanadanë qendrore, dy të vdekur

Zjarr masiv në Kanadanë qendrore, dy të vdekur

31
0

Dy persona kanë vdekur në një zjarr të madh që ka përfshirë Kanadanë qendrore , tha policia të mërkurën, duke shënuar fillimin e një sezoni zjarresh tashmë shqetësues dhe intensiv, që pjesërisht është për shkak të thatësirës.

“Viktimat, një grua dhe një burrë, u  bllokuan nga zjarri ndërsa ndodheshin brenda shtëpisë së tyre”. shpjegoi një zëdhënëse e policisë kanadeze.

Vendi i Amerikës së Veriut është përballur vazhdimisht me zjarre me përmasa ekstreme vitet e fundit, megjithatë ato zakonisht shpërthejnë në zona të izoluara dhe vdekjet e civilëve për shkak të tyre janë përgjithësisht të rralla.