Ballina Sport Amorim: Nuk e kam zgjedhur ekipin e finales

Amorim: Nuk e kam zgjedhur ekipin e finales

15
0

Ruben Amorim i ka paralajmëruar yjet e tij të Mançester Junajtid se ndaj Çelsit është një test për vendet e tyre në finalen e Ligës së Europës javën e ardhshme kundër Totenhemit në Bilbao. Junajtid do të luajë sonte ndeshjen e parafundit të sezonit në Premier Ligë kundër skuadrës së Enco Mareskës, pesë ditë para se të luajë kundër “Spërsave” në “San Mames”.

Trajneri portugez u ka thënë lojtarëve të tij të mos i japin shumë rëndësi përzgjedhjes së ekipit të tij në “Stamford Bridge” dhe këmbëngul se vendet në finale janë ende të lira. “Po, kjo është e qartë”, tha trajneri i “Djajve”.

“Unë tashmë e di 11-shen titullare që po mendoj për Çelsin dhe pastaj do ta shoh.

Edhe mënyra se si të luajmë atje kundër Çelsit, do të jetë e rëndësishme për ndeshjen e radhës. Kemi kohë për t’u rikuperuar. Gjëja më e mirë për t’u përgatitur për finalen është të luash ndeshjen dhe pastaj lojtarët duhet ta kuptojnë nëse luajnë apo jo kundër Çelsit, kjo nuk do të thotë asgjë për finalen. Unë po përgatitem vetëm për ndeshjen kundër Çelsit. Ky është fokusi im dhe ne duam të luajmë për të fituar”.

Ai nuk ka gjasa të rrezikojë Diogo Dalot dhe Matajs de Ligt, ndërsa ata janë duke u riaftësuar dhe do të jetë i kujdesshëm që të mos lodhë shumë Mejzon Mauntin dhe Ljuk Shoun. Megjithatë, ai nuk dëshiron që lojtarët e tij të shpërqendrohen nga finalja apo nga ndonjë shqetësim për ndonjë dëmtim. “Do të jetë një pjesë shumë e rëndësishme nga kjo ndeshje në tjetrën, kështu që ne duhet të performojmë mirë, kjo është një gjë e rëndësishme”, shtoi ai.

Leni Joro është në dyshim për finalen, pasi u dëmtua kundër Uest Hemit të dielën me një lëndim në këmbë që mendohet të jetë i lidhur me thyerjen e metatarsit, duke e mbajtur jashtë fushave për katër muaj, pas transferimit 52 milionë paundësh nga Lila në verë.