Ballina Politika ‘BE kritikoi zgjedhjet’/ Gazetarët ‘nxijnë’ Ramën në Samit, kryeministri e pranon hapur:...

‘BE kritikoi zgjedhjet’/ Gazetarët ‘nxijnë’ Ramën në Samit, kryeministri e pranon hapur: Ka hapësirë për përmirësime

42
0

Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me homologen daneze Mette Frederiksen, në përfundim të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

Gjatë konferencës, një gazetar i Reuters e pyeti Ramën për zgjedhjet e 11 majit, duke iu referuar një deklarate të Bashkimit Europian që theksonte zhvillimin e tyre në një “fushë të pabarabartë”.

Rama u përgjigj duke theksuar se deklarata e BE-së në tërësi përshëndeti zgjedhjet shqiptare. Ai sqaroi se në deklaratë adresohen disa problematika, por gjithashtu evidentohen edhe përmirësime, pasi procesi zgjedhor u zhvillua më mirë se herët e tjera.

“Më duhet të them që ajo çfarë citohet janë pak fjali të një deklarate shumë më të gjatë që përshëndeti zgjedhjet shqiptare. Dhe ju është referuar akuzave për raportin paraprak, ndërkohë që raportet paraprake hartohen për t’u kontrolluar më tej dhe për t’u ballafaquar me prova. Zgjedhjet shqiptare janë shprehja e vullnetit të popullit shqiptar 100%. Çfarëdo që është e nevojshme të përmirësohet, do të trajtohet. Procesi zgjedhor nuk është ende si në Danimarkë, por është shumë më mirë se ç’ishte dhe në pajtim me standardet e OSBE-ODIHR,” deklaroi Rama.