Ballina Aktualitet Kushtet atmosferike, reshjet e shiut krijojnë probleme në rrugë/ Gurë dhe rrëshqitje...

Kushtet atmosferike, reshjet e shiut krijojnë probleme në rrugë/ Gurë dhe rrëshqitje dheu në aksin Burrel-Rrëshen

68
0

Si pasojë e shiut të vazhdueshëm në këtë aks rrugor, Burrel-Rrëshen ka patur rënie të gurëve duke u bërë pengesë për qarkullimin normal të automjeteve.

Reshjet e pa ndërprera të shiut të nisura që mbrëmjen e kaluar kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Burrel – Rrëshen.

Gurët dhe copat e shkëmbinjëve kanë rënë në afërsi të fshatit Urakë ku është edhe segmenti më i dëmtuar i kësaj rrugë.