Ballina Lifestyle Mezi pret të bëhet nënë, rrëfehet Bella Hadid: Ndihem sikur jam e...

Mezi pret të bëhet nënë, rrëfehet Bella Hadid: Ndihem sikur jam e rëndësishme për shumë njerëz, por

10
0

Bella Hadid ndau në një intervistë të kohëve të fundit dëshirën e saj për t’u bërë nënë, duke zbuluar se amësia është tani në qendër të mendimeve të saj.

Modelja 28-vjeçare shpjegoi se përvoja e motrës së saj Gigi Hadid për t’u bërë nënë katër vjet më parë luajti një rol të rëndësishëm në rivlerësimin e prioriteteve të saj. Në të njëjtën intervistë, ajo përmendi edhe takimin me partnerin e saj,  Adan Banuelos , me të cilin është në një lidhje prej rreth një viti e gjysmë.

Teksa foli për British Vogue, Bella Hadid rrëfeu se : “Familja është në mendjen time. Mezi pres të bëhem nënë. Ndihem sikur jam e rëndësishme për shumë njerëz, por të jem personi tek i cili dikush mund të mbështetet në një nivel thellësisht personal do ta ndryshojë jetën time”, shtoi ajo,

“Nuk u rrita me idenë se ëndërroj të martohem’. Por gjithmonë kam pasur imazhin e të bërit nënë. Dhe tani them: E dini çfarë?” Kjo është diçka që dua për veten time. Mendoj se kjo do të më bënte vërtet të lumtur.